Pas afro dy javësh pikërisht më 8 maj, në “drzhavën” tonë do të mbahen zgjedhjet parlamentare dhe turi i dytë i zgjedhjeve parlamentare.
Ajo çfarë tregoi 24 prilli është e qartë se rruga europiane po barrikadohet përmes zgjedhjes së gabuar të vullnetit të shpifur të njëfarë shumice nacionaliste e cila do të mbaj peng “drzhavën” edhe për ca kohë të bllokuar.
Nga ana tjetër, shqiptarët mund të vendosin zgjedhjen e presidentit të ardhshëm duke mos u bërë mish për top për interesat e komitëve të Mickos në këto zgjedhje.
Hyrja në qeverinë e ardhshme koalicionit (që mesa u pa do të jenë komitët e Mickos) e opozitës shqiptare pa kushte për ndryshimet kushtetuese, mbyll derën europiane të vendit edhe për disa vite.
Ndaj, opozita shqiptare duhet të tregohet e përgjegjshme se me VMRO-në në krye të qeverisë “drzhava” do të ngec të ardhmen e rinisë që edhe ashtu tashmë ka marrë rrugën pa këthim.
Vullneti i shumicës nacionaliste që mbështet VMRO-në kundër rrugës europiane nuk është logjikë e arsyes së shëndosh, por si mjet i komitëve për t’ia mbyllur derën rrugëtimit drejt Europës, përmes vendimeve të njëanshme politike duke e bërë atë një barrikadë e pakapërcyeshme dhe rrugëtim i gabuar i një kahje tjetër.
Ndrydhja e vullnetit të pakiçës duke ia bllokuar rrugën europiane ne emër të shumicës së pjerdhur, përbën dhunim të pakicës nga shumica e harbuar nacionaliste ndaj interesave të gjithë bashkëqytetarëve të saj.
Ndaj, shqiptarët e të dy taboreve të politikës para tyre më 8 maj kanë dy opsione të mundshme, njërin për të ardhmen dhe tjetrin për zgjidhjen e gabuar dhe të bllokimit të rrugës europiane.
Ndërsa mundësia e tretë është bojkoti por, taboret tona politike nuk e shohin si opsion këtë zgjidhje të vështirë pasi ajo i lë pa asnjë kockë, pa punë e pa leverdi, pa të ardhme dhe pa para! Medai Shaholli