Qindra shkolla në Filipine kanë pezulluar mësimet për shkak të nxehtësisë rekord, njoftoi Ministria e Arsimit atje.
Temperaturat prej 42-43 gradë celsius priten sot në shumë pjesë të vendit, një nivel i konsideruar “i rrezikshëm”, tha shërbimi shtetëror i motit.
Pritej 40 gradë në kryeqytetin Manila, një nivel në të cilin autoritetet këshilluan “kujdes ekstrem”.