Rektori i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Jusuf Zejneli bashkë me dekanin e Fakultetit Ekonomik Prof. Dr. Brikend Haziri dhe prodekanen për arsim të këtij fakulteti Doc. Dr. Vjollca Hasani – Limani pritën në takim studentët të cilët fituan çmimet e para në garat që u organizuan nga Komisioni i Letrave me Vlerë.
Në konkursin për ndarjen e çmimit vjetor të Komisionit të Letrave me Vlerë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për punimin më të mirë nga hulumtues të rinj në sferën e tregut të kapitalit, me punime hulumtuese-shkencore konkurruan studentët e të gjithë universiteteve të Maqedonisë së Veriut. Në këtë konkurs ngadhënjyen studentët e Fakultetit Ekonomik të universitetit tonë, të cilët fituan çmimin e parë dhe të tretë.
Punimi me titull “Roli dhe ndikimi i tregut të kapitalit në zhvillimin ekonomik në shtetet e Ballkanit Perëndimor” me autore studenten e drejtimit Financa dhe kontabilitet Rudina Etemi, fitoi çmimin e parë dhe u shpërblye me një shumë prej 50,000 denarëve nga ana e Komisionit.
Punimi me titull “Roli i tregut të kapitalit në financimin e gjelbër – Еmetimi i obligacioneve të gjelbra” me autore dy studente të drejtimit Kontabilitet dhe auditim, Samie Neziri dhe Parajsa Kokale fituan çmimin e tretë dhe u shpërblyen me 20,000 denarë nga ana e Komisionit.
Për këto arritje të studentëve Rektori i UT-së Prof. Dr. Jusuf Zejneli dhe dekani Prof. Dr. Brikend Haziri përgëzuan studentet për suksesin e tyre dhe të Fakultetit Ekonomik duke theksuar se mbështetja e Universitetit ndaj tyre por edhe ndaj të gjithë studentëve të tjerë nuk do të mungojë, për shkak se puna dhe sukseset që arrijnë në gara të ndryshme e nderojnë dhe e lartësojnë emrin e Universitetit të Tetovës.
Studentët me këtë rast falënderuan Doc. Dr. Vjollca Hasani-Limani e cila i ka nxitur dhe udhëhequr gjatë gjithë procesit të përgatitjes së punimeve të tyre.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Rrahja në Tetovë nga të “fortët e Bilall Kasamit” reagon BDI dhe Bajram Rexhepi
- Lëvizja Arbëria drejt finalizimit të marrëveshjes me VLEN-in për zgjedhjet lokale
- “Zbutet” Latif Arifi ndaj Shqipërisë dhe Edi Ramës: “Mirënjohja ime për Shqipërinë është e përjetshme”
- Mickoski: Po e stabilizojmë ekonominë, shkëmbimi tregtar në rritje
- Bilall Kasami vazhdon me promovimin e projekteve të BDI-së
- Elmazi: Ne e dimë çfarë i mungon Sarajit, koha e mashtrimeve ka mbaruar
- Pas 2 ditëve ende nuk flet Adnan Azizi për “goditjen” nga Mickovski (VIDEO)
- Fushatë ndryshe e Bajram Rexhepit: Nga dera në derë, me qytetarët për një Tetovë më të denjë
- Bajrami: Politika korruptive e Kurtit faktorizoi Sërpskan, e bëri aleate në bllokimin e institucioneve
- Osmani: Leje falas për vozitje për të rinjtë më të mirë në Çair