Si sot 7 vjet më parë, në historinë e Maqedonisë do të regjistrohej ngjarja e njohur si “ E enjtja e përgjakshme”, kur qindra qytetarë, shumë prej të cilëve anëtarë dhe simpatizantë të VMRO-DPMNE-së, hynë me forcë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut në shenjë revolte ndaj emërimit të Talat Xhaferit si kryetar i ligjvënësit.
Gjatë kësaj përdhosje të tempullit të demokracisë, deputet, të punësuarit në kuvend dhe gazetarë u gjenden përpara turmës së dhunshme që tek ata shkaktoi terror psikik dhe fizik.
Ai, mbi të cilin turma më së shumëti shkarkoi dhunën dhe mllefin e akumuluar, ishte lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.
Ky i fundit u la i shtrirë në dyshemenë e Kuvendit mbuluar nga gjaku i tij dhe sot jeton vetëm sepse turma mendonte për të vdekur.
Ish ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski përmes një konferencë për media rikujtoi ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit të vitit 2017. Sipas tij, personat që shkaktuan ngjarjet e 27 prillit janë dhunues dhe jo mbrojtës të kushtetutës.
“Fotot dhe incizimet e ngjarjeve të përgjakshme, të cilat po i kujtojmë sot para Kuvendit të Maqedonisë, le të mbeten kujtesë për pasojat e regjimit të DPMNE-së së djathtë. Banditët e nxitur nga VMRO-DPMNE hynë në Kuvend duke tentuar të vrasin deputetë, të lëndojnë gazetarë dhe punonjës të shërbimeve parlamentare dhe të shkatërrojnë rendin kushtetues. 27 Prilli është një kujtim i rëndë dhe e përgjakshme, një tregues se sa lehtë një qeveri e rrezikshme mund ta zhysë vendin në një humnerë. Ne nuk duhet të harrojmë dhe nuk duhet të heqim dorë nga lufta për liri, demokraci drejtësi” – tha Spasovski.
Vendimi i Gjykatës Themelore Penale ishte që të akuzuarit për ngjarjen e përgjakshme të “27 Prillit” janë fajtorë për veprën penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues”.
Të akuzuarit gjithsej u dënuan me 211 vjet burg.