Ekipet shqiptare e kanë “pushtuar” futbollin në Maqedoninë e Veriut dhe në Malin e Zi.
Në të dyja këto shtete po prijnë ekipet shqiptare në ligat elitare, e njëjtë edhe në ligat e dytë.
Ekipet shqiptare kanë shkëlqyer edhe në të kaluarën në këto dy vende, e sidomos në Maqedoninë e Veriut, me skuadra si Shkëndija e Tetovës, Struga e Shkupi.
E pikërisht këto tri ekipe i prijnë renditjes tabelare atje.
Në elitën e Maqedonisë së Veriut po kryeson klubi shqiptar, Struga Trim Lum, e po ashtu pozitat 2 dhe 3 i mbajnë dy klubet tjera shqiptare, Shkupi dhe Shkëndija.