SHGM dhe Sindikata e Gazetarëve: Të lirohet menjëherë Furkan Saliu

Pas arrestimit të gazetarit Furkan Saliu, kanë reaguar shoqatat e gazetarëve, SHGM-ja dhe Sindikata, të cilat kërkojnë lirimin e menjëhershëm të gazetarit të PortaliX, ndërsa Ministria e Brendshme të bëjë të ditura arsyet e arrestimit të tij.

“SHGM-ja dhe Sindikata e Gazetarëve apelojnë që çështja të zbardhet menjëherë, të mos cenohen të drejtat e kolegut Saliu dhe të mos e përdorin partitë politike në betejat e tyre ditore politike dhe për qëllime partiake të fushatës zgjedhore”, thuhet në kumtesën e organizatave të gazetarëve.