Serbia blen avionë nga Franca, Vuçiç: Jemi pranë marrëveshjes, e diskutova me Macron

Serbia do të blejë avionë ushtarakë modern nga Franca. Lajmi është bërë i ditur nga presidenti Aleksandër Vuçiç, gjatë takimeve që ka zhvillua në Francë në ditën e dytë të vizitës.

“Jam shumë i lumtur për rezultatet e bisedimeve. Me presidentin Markon diskutuam për më shumë se 3 orë. Mendoj se kemi arritur disa marrëveshje konkrete edhe në lidhje me blerjen e “Rafale”, ku pres nënshkrimin e kontratës në dy muajt e ardhshëm dhe me prezencën e presidentit të Francës”, tha Vuçiç.

Pas takimit me presidentit Macron, Vuçiç ka zhvilluar një takim dhe me ministrin e Mbrojtjes së Francës. Sipas deklaratave të presidentit serb, në këtë takim janë diskutuar detaje për marrëveshje në blerjen e armëve moderne dhe rinovimin e armatimeve aktuale serbe.

Franca është një nga vendet kryesore në botë të prodhimit të armëve. Avionët Rafale, të cilët janë porositur nga Serbia cilësohen si modelet me moderne të avionëve të sulmit. Kostoja e një avioni të tillë arrin deri në 110 milionë dollarë.