Ziadin Sela përmes një postimi në facebook ka falënderuar votuesit që mbështetën Frontin Europian në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Pas ndarjes së partisë, Sela u bëri thirrje aktivistëve që të kthehen, siç tha ai, në ASH.
“Na goditën, na tradhëtuan, na punuan pas shpine, tentuan të na përçajnë dhe demotivojnë, të na zhdukin nga skena politike. Kur u ndanë, fërkonin duart dhe prisnin që ne të luajmë me naivitet dhe të realizojmë deri në fund planet e tyre. Ne zgjodhëm të dëgjojmë zërin tuaj dhe të realizojmë planet tuaja. Në çdo nëndegë u takuam bashkë, ju kujtohet çdo bisedë para se të merrnim çdo vendim. Për ne, kjo ishte me rëndësi. Ata vetë thanë se vula më e mirë janë qytetarët dhe anëtarët e vërtetë të Aleancës për Shqiptarët, pastaj shpiknin lajme të rrejshme dhe mbanin kuvende e kongrese të improvizuara. Në Kuvend, Kongres ua dëshmuam se anëtarët e Aleancës për Shqiptarët janë këtu, në shtëpimë e tyre, nga Manastiri deri në Likovë, mbetën ALEANCË. Pastaj, thanë që do ta shohim në zgjedhje se ku qenkan votuesit e Aleancës për Shqiptarët. E saktë, mbrëmë e pamë të gjithë”, shkruajti Sela.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Maqedonia pritet të marrë tarifa preferenciale nga SHBA-të
- Sali – Xhanel: Mbështetja e Holandës e rëndësishme për reformat dhe integrimin evropian
- “Hej more Zot, ishalla ka fjetë edhe gjatë fjalës së Prokurorisë”, ironizon Dërguti
- “Rexhep Selimi është i pafajshëm dhe duhet të lirohet” – fjala e fundit e mbrojtjes në Hagë
- Kasami i vetëm përballë Mickoskit? Asnjë reagim nga deputetët dhe funksionarët e BESËS!
- Kanabisi, Aliu: Kontrollet e jashtëzakonshme nisin prej sot
- Janeska: Ndërtojmë arsim që e forcon demokracinë, gazetaria hulumtuese në mësimin e Edukatës Qytetare
- Mickoski: Pres lajme të mira për 63-64 produkte maqedonase që të eksportohen në SHBA me tarifë preferenciale
- Dixon: ZPS s’ka prova që Veseli drejtoi SHIK-un gjatë luftës
- Mickoski: Qeveria punon në mënyrë proaktive për rinovimin e kapaciteteve të akomodimit turistik, pres që në vitin 2026 të kemi rritje të numrit të turistëve