Rusia nuk ka asnjë interes ushtarak apo gjeopolitik për të sulmuar shtetet e NATO-s, ka thënë ministri i saj i mbrojtjes.
Por trupat e NATO-s kanë krijuar kërcënime shtesë për Rusinë duke u afruar më pranë kufijve të saj, shtoi Sergei Shoigu, sipas agjencisë së lajmeve TASS, shkruajnë mediat e huaja.
Ai u citua gjithashtu të ketë thënë se Uashingtoni po e zvarrit qëllimisht konfliktin në Ukrainë duke ushtruar presion të paprecedentë.
Ndërsa lidhur me termocentralin bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainën juglindore, Shoigu pohoi se sulmet e supozuara të Ukrainës rrezikojnë pasoja katastrofike.
Fabrika ka qenë e pushtuar nga trupat ruse që në fillim të konfliktit.
Shoigu pohoi se këshilltarët e huaj po ndihmojnë Ukrainën për të përgatitur akte sabotimi në territorin rus, por nuk dha prova.
Rusia dhe Ukraina akuzojnë njëra-tjetrën për sjellje të pamatur ushtarake në Zaporizhzhia.