Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait (DXB) njoftoi se kanë rifilluar fluturimet e pezulluara për shkak të kushteve të pafavorshme të motit. DXB ka bërë një deklaratë në lidhje me reshjet e shiut në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), të cilat deklarohen të jenë reshjet më të mëdha në 75 vitet e fundit.
Në deklaratën, e cila përfshinte prononcimin e drejtorit ekzekutiv të DXB, Paul Griffiths, thuhet se aeroporti dhe zonat përreth u pastruan plotësisht nga akumulimi i ujit dhe të gjitha objektet, fuqia punëtore dhe shërbimet logjistike filluan të funksionojnë normalisht dhe me kapacitet të plotë.
Programi i fluturimeve është kthyer në rrjedhën normale më shpejt se sa ishte parashikuar më parë dhe realizohen 1.400 fluturime në ditë.
EBA njoftoi se sasia më e madhe e reshjeve të shiut në 75 vjet u regjistrua për shkak të një stuhie të rrallë më 16 prill. Kjo situatë bëri që në shumë qytete të vendit të mbyllen aeroportet dhe të pezullohen fluturimet.