Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka thënë se arrestimi i zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, nga autoritetet serbe është një provokim i parashikueshëm dhe fëmijëror.
Në platformën X, ai më tej ka bërë thirrje për lirimin e Jankoviq sa më shpejtë që është e mundur.
“Zëvendësshefi i policisë së Kosovës Jankoviq është ende në paraburgim. Ai duhet të lirohet menjëherë”.
“Ne e dimë këtë model të përshkallëzimit dhe po ashtu të frikësimit të qytetarëve serbo-kosovarë dhe duhet ta ndalojmë atë”, ka thënë Reuten.