Rajon Rondo i jep fund karrierës në basketboll


Rajon Rondo ka bërë të ditur se zyrtarisht e ka përfunduar karrierën e tij basketbollistike. Ky vendim erdhi, pasi basketbollisti nuk luan që nga vitit 2022.

Rondon thotë se më shumë preferon të kaloj kohë me fëmijët sesa me basketbollin.

Ai la gjurmën e tij më të madhe në fanellën e Boston Celtics, tek të cilët u paraqit për tetë sezone (2006-2014).

Po ashtu, luajti edhe për skuadra si Dallas, Sacramento, Chicago, New Orleans, Atlanta, Cleveland dhe për të dy klubet nga Los Angeles.

Rajon Rondo u shpall dy herë kampion i NBA, njëherë me Bostonin në vitin 2008, si dhe njëherë tjetër me Lakers në vitin 2020.

Në epokën e tij të artë, ai ishte një lojtar i All-Star katër herë radhazi (2010 – 2013), ishte lojtari më i mirë i ligës për asistime tre herë, ishte në pesë lojtarët më të mirë mbrojtës dy herë, dhe udhëhoqi ligën në ‘vjedhje’ të topave një herë.