Qeveria ndan mbi 16 mijë euro në mbështetje të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe përfaqësuesve të Luginës
Qeveria e Kosovës ka ndarë 16.880.00 euro në mbështetje të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, me qëllim të përkrahjes së aktiviteteve të tyre avokuese.
Ky vendim u mor gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë e cila është mbajtur në mënyrë elektronike.