25-vjet më parë, më 15 e 16 prill 1999, në Sllovi të Lipjanit, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë vranë dhe masakruan 45 shqiptarë dhe plagosën shumë të tjerë.
”Sikurse në të gjitha masakrat kudo në Kosovë, regjimi kriminal shpërfaqi barbarinë e tij, në përpjekje për shfarosje të shqiptarëve dhe spastrim etnik”, shkruan presidentja Osmani, dedikimin e saj përkujtues.
”Vendosja e drejtësisë dhe sjellja e autorëve të krimit para drejtësisë, janë parakusht për paqe të qëndrueshme. Ndërkaq kujtimi për viktimat është edhe dëshmi e rrugës së vështirë, të cilën e kemi bërë për të qenë të lirë.
Qoftë i perhershëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri!”.