Komisioni i Sigurimit të Autopërgjegjësisë të hënën duhet të shqyrtojë Raportin e Byrosë Kombëtare të Sigurimeve për arsyetimin dhe korrektësinë e vendimeve të marra për rritjen e çmimit të policës së sigurimit të detyrueshëm të automjeteve nga shoqëritë e sigurimit dhe të ndërmarrë hapat e duhur në drejtim të mbrojtjes së konsumatorëve të fundit.
Me vendimet e marra për rritjen e çmimit të policës së sigurimit të detyrueshëm të automjeteve nga kompanitë e sigurimeve, polica që paguajnë qytetarët për regjistrimin e automjeteve me fuqi mbi 44 kilovat shtrenjtohet me 15.44 për qind.
Rritja e çmimit është nga 840 në gati 1.600 denarë, varësisht nga fuqia e veturës.