Pentagoni: SHBA nuk kërkon konflikt me Iranin, por nuk do të hezitojmë të mbështesim Izraelin

Shefi i Mbrojtjes së SHBA-ve, Lloyd Austin ka dënuar sulmin e Iranian ndaj Izraelit, ndërsa ka deklaruar se Amerika nuk kërkon konflikt me Iranin.

“Ne i dënojmë këto sulme të pamatura dhe të pashembullta nga Irani dhe përfaqësuesit e tij, dhe i bëjmë thirrje Iranit që të ndalojë menjëherë çdo sulm të mëtejshëm, duke përfshirë edhe forcat e tij prokure, dhe të deskalojë tensionet. Ne nuk kërkojmë konflikt me Iranin, por nuk do të hezitojmë të veprojmë për të mbrojtur forcat tona dhe për të mbështetur mbrojtjen e Izraelit”, tha Pentagoni në një deklaratë.

Ai tha se forcat amerikane kapën dhjetëra raketa dhe UAV në rrugë për në Izrael, të lëshuara nga Irani, Iraku, Siria dhe Jemeni. “Forcat tona mbeten të vendosura për të mbrojtur trupat dhe partnerët amerikanë në rajon, për të ofruar mbështetje të mëtejshme për mbrojtjen e Izraelit dhe për të rritur stabilitetin rajonal,” tha Austin.

Austin tha se ai do të vazhdojë të monitorojë “nga afër” situatën dhe të konsultohet me aleatët dhe partnerët.