Pendarovski: Pa siguri nuk mund të ketë as zhvillim ekonomik

Nga tubimi në Kavadar, kandidati për president i mbështetur nga LSDM Stevo Pendarovski tha se një ndër arritjet më të mëdha të këtij pushteti, që nga viti 1991 është anëtarësimi i vendit në NATO . Pendarovski tha se pa siguri nuk mund të ketë as zhvillim ekonomik. Ai tha se në rrugën drejt BE-së vendi u bllokua nga fqinji lindor me kushtet por edhe opozita në Maqedoni me bllokimin e ndryshimeve kushtetuese

“Punën më të madhe që e bëmë që nuk e ka bërë asnjë garniturë politike nga 91 deri më sot është hyrja jonë në aleancën e NATO-s me çka përfundimisht morëm tapinë për integritetin tonë territorial dhe sovranitetin dhe për sigurinë e çdo qytetari të Maqedonisë. Fqinji ynë lindor tregoi sjellje joevropian dhe na pengoi me bllokadë, megjithatë opozita në Maqedoni, për shkaqe të panjohura për mua, sigurisht të arrijë deri tek pushteti sa më shpejtë, i bllokoi ndryshimet kushtetuese dhe praktikisht na vetëizoloi për të disatën herë”, deklaroi Stevo Pendarovski, Kandidat për President.