Pendarovski: Nuk do të ketë debat sepse kundërshtarët po mendonin se a duhet të bëjnë konfrontim në përgjithësi
“Nuk do të ketë debat sepse kundërshtarët po mendonin se a duhet të bëjnë konfrontim në përgjithësi”, ka deklaruar para qytetarëve të Dellçevës kandidati për president Stevo Pendarovski. Ai përsëriti se ka propozuar organizimin e “master debatit” në të cilin do të marrin pjesë shtatë kandidatët. Kjo ide nuk u realizua dhe Pendarovski tani e sfidoi në duel kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Pendarovski shtoi se Maqedonia duhet të vazhdojë në rrugën drejt Evropës dhe botës së zhvilluar dhe të mos lejojë, siç thotë ai, kthimin e regjimit me të cilin vendi u fundos 11 vjet.
“Nga ana ime, në çdo kohë, në çdo fushë, në çdo televizion, ditë e natë, fundjavë, ditë jave, pushim…jam gati të përballem me kundërshtarët, por dua të propozoj që të kemi ballafaqim të vërtetë. Të kemi ballafaqim të vërtetë, jo të rremë. Propozoj të shkojmë në ballafaqim me Hristian Mickoskin, sepse padyshim që ai është kandidat për president. Nuk e shohim zonjën Siljanovska ku është”, tha Stevo Pendarovski – kandidat për president.