Pendarovski i përgjigjet Mickoskit: Ja me kë po e udhëheq fushatën

Sonte, kandidati për president Stevo Pendarovski nga Kërçova iu përgjigj thirrjeve të liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, se si e drejton fushatën.

“Partia kryesore opozitare më kritikon se vetëm unë flas në tubimet e mia dhe thonë se Stevo ka mbetur i vetëm. Tani do t’ju kërkoj t’i thoni që unë kam qenë çdo herë dhe çdo herë që do të jem me njerëzit, ndaj të dalim të gjithë në skenë”

Pas kësaj, disa nga të pranishmit u ngjitën në skenë së bashku me Pendarovskin. Kërçova sonte ka dërguar mesazh se është për mandat të dytë presidencial për Pendarovskin.