PDSH me akuza për Taravarin, ky i fundit e quan Thaçin zëdhënës të BDI-së!

Partia demokratike shqiptare sot në një press konferencë përpara mediave ka akuzuar kandidatin e opozitës për president Arben Taravarin se edhe atëherë kur ka ecur nën petkun e PDSH-së nuk ka qenë pjesë e kësaj organizate politike.

”Siç mund të shihet në foto personi A.T. që pretendon të bëhet president, që nga 16 shkurti 2008, nuk ka qenë anëtar i Partisë Demokratike Shqiptare. Personi A.T. siç mund të shihet në pamjet në video ka qenë nëkëshillin nismëtar për themelimin e Bashkimit Demokratik Shqiptar të Bardhyl Mamutit që nga shkurti i vitit 2008. Në shtetet e mirëfillta ku sundon ligji dhe rregulli, ndaj personave të këtillë si A.T. që keqpërdorin për interesat e tyre amblemën dhe emrin e një subjekti juridik siç është në këtë rast PDSH, ballafaqohen me masa ndëshkuese dhe dënime” – tha Sali Ajdini, PDSH.

Nga ana tjetër duke komentuar deklaratat e PDSH-së dhe Menduh Thaçit, Arben Taravari e ka quajtur këtë të fundit zëdhënës të BDI-së

PDSH-ja gjithashtu ka akuzuar Taravarin se është vegël e Mickoskit dhe “Levicës”.