Osmani – Taravarit: Ndryshimi është ai i cili e ka ndryshuar pozitën e shqiptarëve nga një popull i përjashtuar deri te kryeministri i parë

Mos të prezantohemi se ‘ne jemi të rinj, ne jemi opozita, ne jemi ndryshimi’. Jo, jo, kemi qenë pjesë e pushtetit bashkë, deri para dy viteve, deri para dy muajve, kanë qenë të gjithë ata të cilët sot prezantohen.., vet z. Taravari i ka quajtur derivate te BDI-së. Të bisedojmë tani për programe çka ju ofrojmë njerëzve, dhe cili është kredibiliteti jonë, dhe si do i realizojmë këto premtime.

Kështu i është drejtuar kandidati i Frontit Europian për president, Bujar Osmani, Arben Taravarit nga VLEN.

“Ndryshimi është ai i cili e ka ndryshuar pozitë e shqiptarëve nga një popull i përjashtuar deri te kryeministër i parë”, theksoi Osmani.