Osmani nga Dibra: Jam i privilegjuar që pas kandidaturës sime qëndrojnë nëntë parti politike dhe katër komunitetet më të mëdha në vend
Kandidati për President nga Fronti Europian, Dr. Bujar Osmani në takimin e sotëm me qytetarët e Dibrës në kuadër të fushatës presidenciale ka potencuar se këto janë nuk janë të rëndomta, por janë zgjedhje vendimtare ku vendosim mes disa alternativave, ose atë të integrimit ose atë të izolimit, ose atë të bashkëjetesës ndaj asaj të supremacisë që kërkon 61 deputetë për të përjashtuar të gjitha komunitetet nga vendimmarrja.
Osmani mes tjerash theksoi se kryefjala e këtij fronti dhe këtij procesi zgjedhor është integrimit europian i vendit dhe se është i privilegjuar që pas kandidaturës së tij qëndrojnë 9 parti politike dhe katër komunitetet më të mëdha në vend në kuadër të Frontit Europian.
“Jam i privilegjuar që jam i vetmi kandidat shqiptar për president që pas vete ka nëntë parti politike dhe katër komunitetet më të mëdha në vend dhe mbi supet e mia bart një nga misionet më fisnike qindvjeçare, atë të heqjes së kufijve midis nesh. Ky është Fronti Europian. Ky front më ka mundësuar që të jem bajraktar i heqjes së kufijve nëpërmjet integrimit të rajonit tonë në Bashkimin europian dhe unë i jam falënderues Frontit dhe politike që këtë besim të madh e ka vendosur mbi supet e mia. Integrimi europian është kryefjala e këtij fronti, kryefjala e këtij procesi zgjedhor dhe unë kam folur shumë në këto zgjedhje se këto nuk janë zgjedhje të rëndomta por që këto janë zgjedhje ku vendi jonë, shteti jonë, fati jonë ,familjet tona, fëmijët tanë janë vendosur në mes dy alternativave ose në atë të integrimit ose në atë të izolimit, ose të bashkëjetesës, ose të supremacisë që kërkon 61 deputetë”, është shprehur Bujar Osmani, kandidat për president i Frontit Europian.