Opozita në Korenë e Jugut fiton zgjedhjet parlamentare

Partia opozitare liberale në Korenë e Jugut ka fituar zgjedhjet parlamentare dume marrë shëmicën dërrmuese të vendeve në parlament.

Partia Demokratike (DPK) dhe partitë e vogla aleate në koalicion me të fituan së bashku 192 vende në Parlament nga 300 të tilla në total.

Fitorja e opozitës shihet si një referendum afatmesëm për Presidentin koreano-jugor Yoon Suk Yeol, partia e të cilit humbi zgjedhjet.

Presidenti Yoon ka dhe 3 vite të mbetura në detyrë. Pas humbjes së zgjedhjeve të partisë së tij, kryetari i kësaj force politike dha dorëheqjen, ndërsa Kryeministri që i përket të njëjtës parti ka ofruar gjithashtu dorëheqjen.

Kjo konsiderohet si humbje e rëndë për Partinë e Pushtetit Popullor (PPP).

Kryetari i partisë DPK që fitoi zgjedhjet, Lee Jae-myung, tha se kjo është fitore e popullit. Lee Jae-myung kandidoi për President të Koresë së Jugut në vitin 2022, por humbi me rezultat të ngushtë përballë Presidentit aktual.

Ky rezultat në zgjedhjet parlamentare mund ta inkurajojë atë që të rikandidojë për President në zgjedhjet e ardhshme.