O’Brien nga Beogradi: Kosova ka premtuar se do ta themelojë Asociacionin – do të bëjmë gjithçka që të përmbushet premtimi
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka thënë se Kosova ka premtuar se do ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe se SHBA do të bëjë gjithçka që ky premtim të vihet në vend.
Këtë deklaratë ai e bëri nga Beogradi pas një takimi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Kosova premtoi se do të zbatojë obligimin për themelimin e Asociacionit, kjo është e një rëndësie kyçe. Ne do të bëjmë gjithçka për të ndihmuar dhe përmbushur premtimet tona”, tha O’Brien.
Ai ka folur edhe për seancën e OKB-së për gjenocidin serb në Srebrenicë dhe tha se “duhet të jem i qartë për qëndrimin amerikan”.
“Edhe në vendin tim ka pasur diskutime për historinë tonë”. Tha O’Brien, duke shtuar se me Vuçiqin kanë folur për shumë tema.