Nuk ka para në buxhet, anulohet konkursi për punësimin e 1.117 punëtorëve shëndetësorë

Konkursi për punësimin e 1117 punëtorëve shëndetësorë është anuluar, kumtoi sot Elena Petrova, zv.ministre shtesë e financave dhe sipas saj, me këtë është arritur deri te epilogu për konkursin për ata që janë ose kanë qenë të angazhuar me marrëveshje në vepër. Ajo informoi se për anulimin e këtij konkursi i kanë informuar përfaqësuesit e sindikatave Bobi Bojçevski, kooridnatorin nacional në Sindikatën e pavarur për punëtorë shëndetësorë, Goce Dellçev-Todev dhe Marjan Risteskin nga Konfederata e organizatave sindikale në Maqedoni.

Sipas Petrovës, “kjo lidhet me informacionet që ajo i ka publikuar paraprakisht, ndërsa ka të bëjë me atë se në Buxhetin e vitit 2024 nuk janë siguruar mjete për pagë bruto për 1117 punëtorë shëndetësorë.