Një person dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Prizrenit, policia nis hetimet

Një person, nga ekipi i urgjencës në Prizren është dërguar në emergjencën e spitalit pa shenja jete.

Policia ka bërë të ditur se sipas familjarëve, i ndjeri ka pasur probleme shëndetësore edhe në të kaluarën.

“Sipas mjekut kujdestar është vdekje natyrale. Rasti nën hetime”, thuhet në raportim 24 orësh, transmeton Klankosova.tv.

Në raport, policia e ka cilësuar rastin si “hetim i vdekjes”.