Një incident me balonë në Gjermani la 20 mijë familje pa energji elektrike

Në Wuppertal të Gjermanisë më shumë se 20 mijë familje kanë mbetur pa energji elektrike.

Të premten në mbrëmje, pasi u ndërpre energjia elektrike shumë banorë mbetën të bllokuar në ashensorë.

Siç raporton Bild, përcjell klankosova.tv, arsyeja e ndaljes së energjisë elektrike ishte një tullumbace e mbushur me helium, për festën e Pashkëve.

Këtë e konfirmoi të shtunën një zëdhënës i ndërmarrjeve komunale.

“Balona u kap në nënstacionin “Nächstebreck” mbrëmjen e së premtes rreth orës 22:00. Por, punonjësit e shërbimeve komunale arritën të zgjidhnin shpejt problemin” – tha ai.

Nga zjarrfikësit u bë e ditur se askush nuk mbeti i lënduar nga ky incident.

Nga incidenti u pezulluan edhe lëvizjet me tren në hekurudhën e Wuppertal, për të filluar funksionimin e rregull të shtunën në mëngjes.