Në Poroj të Tetovës u varros trajneri i njohur i futbollit, Dashmir Beari (FOTO)

Të premten pasdite në varrezat e fshatit Poroj të komunës së Tetovës u varros trajneri i futbollit Dashmir Beari (50 vjeç), shkrua Open-TV.

Varrimi i tij u bë me nderimet më të larta fetare. Familjarë të shumtë, bashkëfshatarë, miqë dhe shokë i dhanë lamtumirën e fundit trajnerit dhe profesorit të kulturës fizike në shkollën fillore të Porojit, Dashmir Beari.

Beari ishte seleksionues i U17 të Maqedonisë në futboll, kurse më herët ishte edhe seleksionues i ekipeve U15 dhe u19 të Maqedonisë.

Ai ka qenë trajner i Renovës, Gostivarit, Vëllazërimit, ndërsa kishte punuar edhe në Arabinë Saudite.