NBA: Denver një hapë pranë gjysmëfinales është epërsi 3-0 me fitore ndaj Lakers/ Fitojnë Danver, Philadelphia dhe Orlando
Në kuadër të ndeshjeve çerekfinale të play off-it në kampionatin amerikan të basketbollit NBA, sot janë zhvilluar tre takime. Skuadra kampione në fuqi Denver janë shumë pranë kualifikimit në gjysmëfinalet play off në Konferencën e Perëndimit në kampionatin amerikan të basketbollit NBA, pas fitores ndaj Lakers me rezultatin 112-105 në ndeshjen e tretë të çerekfinales së play off-it . Në kët% ndeshje te Denver ka shkëlyer Gordon i cili realizoi 29 dhe 15 kërcime.
Te Lakers, Davis realizoi 33 pikë e 15 kërcime ndërsa LeBron James shënoi 26 pikë
Në dy përballjet e zhvilluara në Konferencën e Lindjes, Philadelphia fitoi Nju Jorkun 125-114, duke rihapur garën për gjysmëfinale me që tani seria e fitoreve është 2-1 . Joel Embiid shënoi 50 pikë te Philadelphia , ndërsa te Nju Jork më efikas ishte Brunson me 39 pikë.
Fitoren e parë në këto çerekfinale korri edhe Orlando, që mundi Clevelandin me rezultatin 121-83. Më efikas ishte Banchero me 31 pikë e 14 kërcime si dhe Suggs me 24 pikë
Çerekfinalet, Kon.Lindjes
Cleveland – Orlando, 83-121 (2-1)
New York – Philadelphia, 114-125 (2-1)
Boston – Miami, (1-1)
Milwaukee – Indiana, (1-1)
Çerekfinalet, Kon.Perëndimit
Minnesota – Phoenix, (2-0)
Denver – Lakers, 112-105 (3-0)
Clippers – Dallas, (1-1)
Oklahoma – New Orleans, (1-0)