Mushkolaj: Kurti në Zvicër për të përkrahur Arben Taravarin, zgjedhjet në veri do mbahen në kontenjerë
Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar pasi kryeministri Kurti neser pritet të mbaj një tubim bashkë me Arben Taravarin, kandidat për President të Maqedonisë së Veriut, nga radhët e koalicionit “VLEN”, shkruan Periskopi.
Mushkolaj ka kritikuar Kurtin i cili duke “vrapuar” në përkrahje të Taravarit po harron se në veri votimdt do të mbahen në kontrnjerë.
Postimi i tij i plotë:
Albin Kurti në Zvicër, si kryeministër i Kosovës, në përkrahje të Arben Taravarit, ndërkohë në veri votimet mbahen në kontenjerë, sepse drejtorët serbë nuk lejojnë që të mbahen në shkolla. Ky është sovraniteti i propaganduar.