MPB edhe sot do të japë dokumente personale


Dokumentet personale mund të merren edhe sot, në ditën e zgjedhjeve, njofton MPB.

“Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se Departamenti i Çështjeve Civile, gjegjësisht të gjitha seksionet për punët administrative të kësaj njësie organizative pranë MPB-së, do të punojnë për dhënien e dokumenteve personale më datë 24.04.2024, me orar pune nga ora 8:00 deri në 19:00”, njofton MPB.

Po ashtu, qytetarët e Shkupit do të mund të marrin letërnjoftimet e tyre në stacionet policore në Shkup.