Zvicra nga sot e ka edhe një milioner të lotarisë. Mbi 1 milionë franga i ka fituar një person fatlum ose fatlume nga pjesa frankofone e Zvicrës në tërheqjen e së shtunës në Lotarinë e Zvicrës, Swisslos, shkruan albinfo.
Për ta bërë këtë, ai kishte të gjitha numrat me fat: 18, 21, 25, 30 dhe 42. Numri me fat ishte 3, numri i rePLAY ishte 7 dhe numri i Joker ishte 917558.
Të mërkurën e radhës të gjithë ata që luajnë do të kenë mundësinë të fitojnë 12 milionë franga , siç njoftoi Lotaria e Zvicrës, Swisslos.