MF: Komisioni i Sigurimit të Përgjegjësisë Automobilistike kërkon që vendimet e kompanive të sigurimit të pezullohen

Komisioni i Sigurimit të Përgjegjësisë Automobilistike, në mbledhjen e sotme shqyrtoi raportin e dorëzuar nga Byroja Nacionale e Sigurimeve lidhur me rritjen e çmimeve në bazë të premisë për kryerjen e veprimtarisë së sigurimit.

 Gjatë takimit, Komisioni udhëzoi Byronë Nacionale të Sigurimeve dhe rregullatorin e Agjencisë së Supervizionit të Sigurimeve, që deri në fund të ditës së sotme t’u propozojnë shoqërive të sigurimeve që t’i pezullojnë vendimet për rritjen e shpenzimeve dhe kthimin e tyre në nivelin e mëparshëm, përkatësisht para 25 prillit 2024 dhe tа informojnë Komisionin gjatë ditës së sotme.

 Ky indikacion bëhet me qëllim të sigurimit të transparencës dhe parashikueshmërisë së proceseve, duke pasur parasysh se shoqëritë as individualisht as përmes Byrosë Nacionale të Sigurimit nuk e kanë informuar rregullatorin, përkatësisht Agjencinë e Supervizionit të Sigurimеve e as komisionin në fjalë se planifikojnë t’i rrisin shpenzimet në bazë të prеmisë për kryerjen e veprimtarisë së sigurimit dhe në këtë mënyrë nuk është siguruar qasja inkluzive dhe bashkëpunimi me të gjitha palët e interesit gjatë vendimmarrjes.

 Komisioni i Sigurimeve të Përgjegjësisë Automobilistike në mbledhjen e sotme i kërkoi rregullatorit, gjegjësisht Agjencisë së Supervizionit të Sigurimeve që të përpilojë analizë rreth arsyetimit dhe korrektësisë së vendimeve të miratuara të shoqërive të sigurimit, në drejtim të mbrojtjes së shfrytëzuesve të fundit dhe ofrimit të informacioni gjithëpërfshirës për miratimin e vendimit objektiv dhe transparent.

 Në drejtim të kësaj është edhe indikacioni i rregullatorit që ta pezullojë vendimin për rritjen e çmimit të shpenzimeve nga shoqëritë e sigurimit. Njëkohësisht, kërkoi nga shoqëritë e sigurimeve që nëpërmjet Byrosë Nacionale të japin kontributin e tyre në përpilimin e analizave dhe konkluzioneve të propozuara për ndryshimin e Tarifës së premive për sigurimin e pronarëve të automjeteve motorike nga përgjegjësia për dëmet e shkaktuara ndaj palëve të treta.

 Në këtë takim, Komisioni mori vendim që pas dorëzimit të analizës nga rregullatori, përkatësisht Agjencia e Supervizionit të Sigurimeve, në periudhë sa më të shkurtër kohore të konvokojë mbledhje dhe ta shqyrtojë informacionin e dorëzuar si dhe të miratojë konkluzione adekuate.