Menduh Thaçi: Nga kodrat e Stankovecit pashë mbi 100 mijë kosovarë, gjeneralit të NATO dhe ambasadorit amerikan, u kërkova ndihmë me lot
Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, në një intervistë për LIBERO ka rrëfyer për vitet e luftës në Kosovës. Ai ka treguar se kurrë s’ka qenë më i mërzitur se në ato kohë.
Thaçi ka treguar kur bashkë me gjeneralin e NATO-s dhe ambasadorin amerikan kishin qenë bashkë në kodrat e Stankovecit e ku i kishin parë mbi 100 mijë kosovarë të dëbuar me dhunë nga Kosova.
Politikani shqiptar nga Maqedonia thotë se lotët ishin e vetmja mënyrë për t’iu kërkuar ndihmë ndërkombëtarëve që t’i ndihmojnë kosovarët.
“Kurrë në jetë s’kam qenë më i mërzitur se në këtë kohë. Ka qenë dita D që me gjeneralin e NATO-s dhe ambasadorin amerikan kemi qenë bashkë në kodrat e Stankovecit dhe aty ka pasë mbi 100 mijë kosovarë. S’kisha forcë tjetër që t’iu kërkoja ndihmë, përveç lotëve”, ka thënë ai.
“Ata më bindin që gjithçka do të jetë në rregull, por unë nuk e merrsha me mend dot. Ata insistuan që ne të durojmë dhe të durojmë”, ka shtuar tutje Thaçi.