Me 20 ton ujë të hedhur nga helikopteri i policisë është shuar zjarri në afërsi të fshatit Sellcë

Sot (14.04.2024), Departamenti i Njësive të Aviacionit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, pas marrjes së kërkesës nga Qendra për Menaxhimin e Krizave për shuarjen e zjarrit në atarin e fshatit Sellcë, Komuna e Tetovës, ka dërguar helikopterin M171 nga Njësia e Helikopterëve për qëllime të veçanta.

Me veprimin preciz të këtij avioni janë hedhur 20 tonë ujë, duke lokalizuar kështu zjarrin në afërsi të fshatit Sellcës.