Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, njihet si një tifoz i zjarrtë i futbollit, mbaje gjatë kohës që Mbappe rinovoi me PSG, dy vite më parë, flitet se një rol të rëndësishëm kishte edhe Macron i cili negocioi personalisht që Mbappe të mos largohej nga Parisi.
Macron ka “ndërhyrë” sërish, ose më saktë pritet ta bëjë diçka të tillë, teksa kërkon që kapiteni i Francës, Kylian Mbappe, të jetë pjesë e ekipit përfaqësues gjatë Lojërave Olimpike:
“Shpresoj që Mbappe të marri pjesë në Lojërat Olimpike. Do të shkoj në stadium nëse kalojmë në gjysmëfinale apo në finale”, iu përgjigj Macron një djaloshi i cili e pyeti për Mbappen.
Dihet tashmë që Real Madrid, ekipi i tij i ardhshëm, nuk i lejon lojtarët që të marrin pjesë në Lojërat Olimpike, mbetet për t’u parë se si do të veprojnë me Mbappe.