Liga e parë në futboll/ Të dielën pesë ndeshje të kampionatit


Shaban Sinani

Të dielën në program janë pesë sfida të javës së 26-të në Ligën e pare të futbollit vendor. Takime më interesante  priten në Maxhari, Shtip dhe Gjorçe Petrov . Të gjitha ndeshjet nisin në ora 15:00.

Në Gjorçe Petrov, skuadra vendase, pas fitores befasuese kundër Gostivarit, do të përpiqet ta surprizojë edhe Shkëndinë.

Sulmuesi 21 vjeçar Fiton Ademi në fitoren 4:1 ndaj Bregallnicës realizoi golin e parë si senior me Shkëndijën. Ai shprehet optimist se tetovarët do të marrin tri pikët në Gjorçe.

“Atmosfera shumë pozitive këtë javë sepse ne kërkuam shumë fitoren kundër Bregallnicës dhe besoj se do të vazhdojmë nëse jemi në element  at ditë, të dielën kundër Gjiorçes do të dalim përsëri fitmitar”, tha Fiton Ademi.

Por, Futbollisti Ademi thotë se ekipi i Makedonija Gj.P nuk duhet nënvlerësuar.

“Po është e vërtet se nuk duhet të nënvlerësohet po mendoj se me angazhimin tone dhe me kualitet si lojtar që i kemi mendoj se do dalim fitues”, tha Fiton Ademi.

Në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari  Vardari përballet me liderin ne  renditjen e tabelës Struga Trim Lum, Bregallnica në Shtip përballet me Shkupin, Voska Sport është nikoqire e Rabotniçkit, ndërsa në Kavadar, Tikveshi përballet me AP Brera.

E shtunë në ora  15:00

Sileksi  – Gostivari

E diel në ora  15:00

Bregalnica – Shkupi

Makedonija Gj.P – Shkëndija

Tikveshi – AP Brera

Vardari – Struga Trim Lum

Voska Sport – Rabotniçki

Tabela:

1.Struga Trim Lum 54 pikë, 2.Shkupi 51, 3.Shkëndija 48, 4.Sileksi 36, 5.Tikveshi 33, 6.Gostivari 32, 7.AP Brera 30, 8.Rabotniçki 27, 9.Voska Sport 27, 10.Vardari 26, 11.Makedonija Gj.P 24, 12.Bregallnica 22 pikë./tvklan.mk