”Levica”: Shtrijmë dorën VMRO-DPMNE-së për t’u thënë jo ndryshimeve Kushtetuese!

ZGJEDHJET PARLAMENTARE

“Levica” mbështeti kandidate e pavarur për presidente, por fokusi kryesor mbeten zgjedhjet parlamentare – tha bartësi I listës në Njësinë e Dytë Zgjedhore, Amar Mecinoviq.

Sipas tij, “Levica” është në një vijë me qytetarët – Bullgarët të mos futen në Kushtetutë.

“Mickoskin e uruan Taravari dhe Kasami për rezultatet e rrthit të parë duke dhënë porosinë se bashkë do t`i miratojnë ndryshimet kushtetuese. Edhe Ne urojmë dhe bëjmë thirrje JO ndryshimeve kushtetuese. Mandatin e kaluar ishim armiqtë më të mëdhenj të LSDM-së dhe BDI-së, sikurse me shembujt me Kryeparlamentarin Xhaferi, poashtu edhe me shumicën e re që të rrëzohet Zaevi. Tani të fokusohemi tek problemete e qytetarëve dhe programi ynë ka zgjidhje”  – tha Amar Mecinoviq, LEVICA.