Liverpooli është rikthyer te fitorja në Premierligë, pas një barazimi e një humbjeje të regjistruara në xhirot paraprake.
Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp triumfoi në udhëtim ndaj Fulhamit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-t.
Takimi në “Craven Cottage” përfundoi me rezultatin 1:3.
Trent Alexander-Arnold (32’), Ryan Gravenberch (53’) dhe Diogo Jota (72’) realizuan golat e fitores për “Të Kuqtë”.
Ndërkaq, golin e vetëm për londinezët e shënoi Timothy Castagne (45+2’).
Liverpooli pas kësaj fitore ka 74 pikë dhe renditet i dyti në tabelë, me pikë të barabarta me liderin, Arsenalin.
Manchester City është i treti me 73 pikë, por ka një ndeshje më pak.
Fulhami ndodhet në pozitën e 12-të me 42 pikë të grumbulluara.