Lëshimi i dronëve nga Irani/ Izraeli mbyllë hapësirën ajrore

Autoriteti i Aeroporteve të Izraelit (IAA) deklaroi se hapësira ajrore e Izraelit do të mbyllet nga ora 00:30, në mes të sulmit iranian me dronë.

IAA nuk jep detaje se kur do të rifillojnë fluturimet, duke thënë se do të sigurojë përditësime sipas zhvillimeve, shkruan The Times of Israel.

Rekomandohet që pasagjerët të kontrollojnë me linjat e tyre ajrore dhe në faqen e IAA në lidhje me oraret e fluturimeve.

Zëdhënësi i ushtrise izraelite në një deklaratë për shtyp konfirmoi se dhjetëra dronë janë lëshuar nga Irani drejt Izraelit.

Daniel Hagari u shpreh se Forcat Ajrore izraelite po gjurmojnë dronët, ndërsa theksoi se do të duhen disa orë.