Të martën dhe të mërkurën me fillim në ora 15:00, në program janë ndeshjet e para të gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë së Veriut në futboll.
Në stadiumin e Çairit, të martën do të zhvillohet ndeshja e parë e gjysmëfinales së Kupës mes ekipit FC Shkupi dhe Tikveshit nga Kavadari. Për vendasit kjo ndeshje vinë pas fitores dhe lojës së shkëlyer kundër Vardarit, ndërsa Tikveshi pas barazimit me Sileksin si nikoqire.
Kapiteni i Shkupit, portieri Artan Iljazi, shpreson se do të vazhdojë ecuria pozitive e skuadrës për të shënuar një fitore që do të jetë e mjaftueshme për ndeshjen kthyese.
“Të martën e kemi ndeshjen kundër Tikveshit. Jemi të përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje, atmosfera në ekip është mjaftë e mirë dhe shpresojmë që me ndihmën e tifozëve “Shvercerave” në Çair të fitojmë këtë ndeshje, që në ndeshjen kthyese ta kemi më të lehtë me rezultat pozitiv”, tha Artan Iljazi.
Ndeshja tjetë gjysmëfinale mes Voska Sport – Makedonija Gj.P do të zhvillohet të mërkurën.