“Po të mos ishte LSDM, Maqedonia nuk do të ishte shtet demokratik, sepse demokracinë në Maqedoni e riktheu LSDM në vitin 2016, nga shteti i kapur sot kemi kornizë negociuese me gjuhën e pastër maqedonase, negociojmë me BE-në në maqedonisht”.
Këtë e tha kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, në intervistë për “360 gradë”, i cili tha se LSDM e ka avancuar shtetin drejt BE-së.
“Ne ishim një shtet me media të robëruara. Një vend i robëruar nga të gjitha llogaritë dhe një vend pa rekomandim për anëtarësim në BE. Më vonë, falë LSDM-së dhe vendimeve që morëm dhe Marrëveshjes së vështirë të Prespës, u bëmë shtet anëtar i NATO-s. Pastaj u bëmë një vend që i hapi negociatat me BE-në, përsëri për shkak të LSDM-së dhe vendimeve që i morëm pas 17 vitesh pritje”, tha Kovaçevski.
Kovaçevski në intervistë theksoi se përkundër faktit se shumë nuk besonin se gjuha maqedonase do të mbrohet, sot kemi një kornizë negociuese me BE-në në gjuhën e pastër maqedonase.