Një rast i kontrabandimit me mallra, produkte të mishit, ka ndodhur të enjten në komunën e Leposaviqit, njofton policia.
Sipas policisë një kamion me targa të Serbisë, i ngarkuar me rreth 4 ton mish pule, ka devijuar rrugën dhe ka hyrë rënë në një përrua. Policia bën të ditur se i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes.
“Leposaviç 11.04.2024-19:40. Raportohet se një kamion me targa te shtetit serb me drejtues NN ka devijuar rrugën dhe ka hyrë në një prrua.
Në kamion kishte të ngarkuara rreth 4 tonë mish të bardhë, kurse personi i dyshimtë është larguar në drejtim të pa njohur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti cilësohet si me lart. Njesitet policore relevante ne bashkëpunim me Doganën e Kosovës, janë duke u marrur me rastin”, thuhet në raportin e policisë.