“Të stërvitësh Napolin? Është thjesht çështje kohe pasi herët a vonë do të ulem në atë stol. E e di që nëse filloj të bëj këtë punë do të më jepet patjetër mundësia. Për atë që përfaqësoj e di që kam avantazhe, sepse është normale”.
Është kjo deklarata e bërë sot nga Fabio Cannavaro, ish-kapiteni i kombëtares italiane të futobllit, kampione e botës në vitin 2006. Ai ka luajtur dikur me Napoli, ndaj shpreson që një ditë ta drejtojë skuadrën “azzurre”.
“Për ata që kanë pasur karrierë si e imja, ndonjëherë është më e lehtë nëse tregon atë që bën. Napoli është një skuadër që të gjithë do të donin ta stërvitnin falas, kam thënë gjithmonë se stoli i Napolit është i shkëlqyer”, tha Cannavaro.
“Gjithnjë e kam thënë se qëllimi im është të drejtoj stolin e Napoli. Këtë vit, kjo ishte më shumë një ide e medias se sa e klubit, por unë vazhdoj rrugën time. Askush nuk më ka dhënë asgjë, e kam kokën e fortë dhe e kam djersitur gjithmonë për atë që kam fituar”, tha trajneri italian.
“Kam qenë i shkurtër, gjithmonë më është dashur të kërcej më shumë se të tjerët, të vrapoj dhe të luftoj më shumë. Ndjej ende zjarrin brenda meje, ajo është dëshira që më bën të jem i qetë. Të shohium se ç’do të ndodhë”, tha Fabio Cannavaro.