Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar në Kaçanik personi A.B., i moshës 25-vjeçare pasi ishte i kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për veprën penale “keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”.
Në njoftim bëhet e ditur se i arrestuari ishte i dënuar me 1 vjet burgim, dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
“Policia rajonale e Ferizajt falënderon qytetarët për bashkëpunim, ndërsa inkurajon edhe të tjerët që të bashkëpunojnë me policinë. Sa herë që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë stacionin e policisë më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv