I pyetur se pse nisën të përdorin fjalor nacionalit, Bujar Osmani, kandidati për president i Frontit Europian në ClickPlus tha se këtë së pari e nisi VMRO-DPMNE-ja, duke kërkuar që të “kthehet Maqedonia”, “të kthehet dinjiteti” dhe “t’u jepen 61 deputetë”.
Sipas Osmanit, këto sllogane janë shoviniste dhe kanë për qëllim të largojnë shqiptarët nga vendimarrja.
“Nuk e nisëm ne të parët. Unë tashmë e disa ditë kam paralajmëruar se sloganet e VMRO-DPMNE-së janë shoviniste dhe janë në kundërshtim me Kodin Penal dhe kam thirr prokurorin të reagojë. Thotë “ta kthejmë Maqedoninë të jetë e juaja”. Për shkak se kemi kryeministër dhe ministër të Jashtëm shqiptar, paska qenë Maqedonia e të tjerëve. Kjo i bie se ne e kapim Maqedoninë dhe e dërgojmë ku të duam. “Ta kthejmë krenarinë”, se kinse pse kemi kryeministër dhe ministër të Jashtëm shqiptar, e kemi humbur dinjitetin. Dhe kulmi – “na jepni 61 deputetë” që të largojmë shqiptarët nga vendimmarrja, kjo për një shtet multietnik është thirrja më nacionaliste”, tha Osmani.