Shkruan: Xhemil Zeqiri
-Po, ekzakt pajtohem plotësisht me ty miku im Vasil , por, se çfarë ndodhi e po ndodhë në Shqipërinë tonë, duhet bërë një analizë më e hollësishme, duhet të kthehemi që nga viti famëkeq 1989, kur federata jugosllave ishte tronditur nga protestat shqiptare dhe rezistenca për të qenë të barabartë si popujt e Jugosllavisë dhe të Evropës, luftë kjo e udhëhequr nga Organizatat ilegale me simbolin e rezistencës shqiptarëve, Adem Demaçi, në ballë të kësaj lufte paqësore por, me rezistencë shumë aktive, brenda në Kosovë dhe mërgata me demonstrata në
Evropë dhe në botë e detyruan Evropën plakë të ndërmerrte diçka.
-Ajo vërtet ndërmori, nëpërmjet aleates së tyre Jugosllavisë, apo thënë më saktë Serbisë Fashiste.
Ato, u detyruan që të merren masa që të formojnë një parti politike- demokratike në
Kosovë, sa nuk është miratuar ligji për Amnistinë e shqiptarëve nëpër burgjet serbo-jugosllave.
Pra, Serbia Fashiste nëpërmjet agjentëve dhe anëtarëve të vet të devotshëm, formoi Lidhjen Demokratike të Kosovës, në fakt ISH-LKJ ta “reformojë” në parti demokratike. Detyra e tyre ishte që të qetësohen dhe të mashtrohet populli shqiptar në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare, me objektivën të shkonin më tej: që të ndërmarrin hapa që dhe në Shqipërinë Londineze të krijojnë parti demokratike dhe udhëzimet do vijnë nga “demokracitë” botërore.
Serbia, këtë rol e luajti fort mirë në dobi të saj. E gjithë lufta e Serbisë ka qenë si ta shkatërrojë shtetin shqiptar apo ta rrëzojnë pushtetin popullor, pasi që ai pushtet e mbështeste pa rezerva “seperatizmin shqiptar”, jashtë kufijve të Shqipërisë Londineze.
Vlen të rikujtojmë faktin shqiptarëve se, atëbotë në Ilirik, kishin mbetur vetëm dy shtete socialiste: Rumunia dhe Shqipëria.
Ndërsa, Jugosllavia për një kohë të shkurtë me shpifje dhe komplote e shkatërroi Rumaninë, e Çausheskut, duke rritë numrin e të vrarëve deri ne 600,00 po në fakt ata kishin qenë vetëm 67, bile me pushkatimin e Çausheskut dhe gruan e tij, ky numër u rrit në 69.
Po si vepruan në Shqipëri pas vdekjes së gjeniut, Enver Hoxha, më 11 Prill 1985?!
Shqipërisë iu ndërprenë marrëdhëniet, pra mallrat shqiptare as u shitnin e as nuk mund të importonin nga shtetet tjera, pasi politika ishte e tillë ku kishin marrëveshje me ish-shtetet socialiste të cilat u bënë kinse, “Demokratike” dhe i prishën marrëdhniet me shtetin shqiptar.
Këtë e shfrytëzoj Serbia nëpërmjet LDK duke e përdorur se ja, “Pushteti Popullor, është kundër krejt botës së, ai pushtet e ka shitur Kosovën, ai pushte ka vrarë e ka burgosur” Intelektual” e të tjera zhurma bla, bla, bla.
Thank you for reading this post, don’t forget to subscribe!
Natyrisht, filloi një varfëri pa parë, si në kohën e para luftës së dytë botërore, në anën tjetër TV serbo-jugosllave dhe greke, u liruan dhe TV shqiptare filluan të transmetojnë Arritjet e mëdha ne botën kapitaliste, me ato reklamat, ku duke fluturuar në ajër me koka- kola, binin në det dhe fillonin të pinin koka-kola, në këto situata aspak të lakmueshme Serbia dhe mediat e saj si “Tanjugu” e tjera, shpifnin se ka demonstrata dhe ka shumë të vrarë…
Në anë tjetër Ambasada jugosallve në Tiranë filloi të bashkëpunonte me ambasadat tjera në Shqipëri si ato italiane turke etj, po vetëm një ambasadë nga Lindja e mesme nuk iu përgjigj planit serb, që ajo të pranojë popullin nëpër ambasada si revoltë pakënaqësie, (këtë më tha një mik nga Lindja e Mesme), që e takova rastësisht në Kopenhagë, në një protestë që mori pjesë edhe ai dhe më dha 1000 korona danezë si ndihmë, unë u habita si ka mundësi të shkojnë punët deri aty, kur ai me tregoi se ka qenë në Tiranë si Sekretar dhe se kishte origjinë shqiptare, me ç’rast, tregoi dhe faktin për planin famëkeq jugosllav, që njerëz të pandërgjegjshëm të futeshin nëpër ambansadat, siç theksova me lart.
Që të mos i përsërisim: shpifjet, akuzat dhe trillimet serbe, tani më edhe ndërmjet të liderëve,
“demokratë” “shqiptarë”!
Serbia Fashiste, në fillim ndau 40,000 milion dollarë që të shkatërrohet gjithçka, dhe kjo ndodhi,
u shkatërruan 500-600 fabrika, u prenë 40,000 pemë të ullirit, u dogjën dhe u rrënuan plantazhe të tëra të pemëve dhe agrumeve, u vodhën dhe u shitën të gjitha kooperativat bujqësore e blegtorale.
Kur u dogj dhe u shkatërrua çdo gjë në Shqipëri, natyrisht shtetet fqinje “demokratike” fërkonin duart, sepse e panë qartë që ia arritën qëllimit.
-Me Serbinë partitë anarkiste-neofashiste LDK dhe PDSH filluan të bëhen faktorë me peshë në raportet me “partnerët” apo më saktë me padronët e tyre.
Këta sa për sy a faqe i respektonin, kinse janë liderë si Rugova dhe Saliu, kinse janë parti që bënë ndryshime pozitive në dobi të vendit të tyre etj, prandaj, shqiptarëve nuk iu mbetej tjetër rrugë, veçse të ikin nëpër Evropë, të joshur nga premtimet, gjithçka, por ato që kishin dëgjuar nëpër Ambasadat se, po qe se ikë në Evropë do keni nga një automjet “Benz” , banesë superiore, por edhe të ardhura deri në 10.000 dm, dhe do të keni mundësi shkollimi e studimi sa të doni, mund të studioni, por këto as nuk ndodhën kur edhe filloi dëshpërimi i popullit, filluan të shihen qartë mashtrimet, ana e errët e asaj “demokracie” kur njerëzit të shtyrë nga nevojat për mbijetesë filluan të merren me kriminalitet, me drogë, me prostucion, me fjalë të tjera, Serbia dhe shtete të tjera armike ia arritën qëllimit: të shkatërrojnë unitetin kombëtar të shqiptarëve.
Kjo u arrit në veçanti me vrasjet në mes grupeve se, kush do ketë kontroll në pushtetin me shtet të shkatërruar rëndë, nga të gjitha levat e tij.
Tani, “miqtë tanë” po tallen me ne.
Ata, po na japin ca karamele dhe liderucët dhe liderucët “tona” janë zhytur secili dhe secila më keq e më zi në turpe dhe në veprimtari kriminale etj.
Pra, me këto veprimtari reaksionare të klasës politike, pas viteve 90-ta, u penalizua e drejta e shqiptarëve që përherë kërkuan që shtet të mirëfilltë të lirisë, barazisë dhe të drejtësisë. SHQIPTARËVE IU MOHUA DHE PO U MOHOHEN TË DREJTAT SOCIALE, KOMBËTARE, ETJ.
Këto tani janë zv, që prej vitit famëkeq 1989 kanë zëvendësuar, me me të drejtën Ideologjike: Lufta kundër socializmit dhe lëvdatat për fashizmizmin, kjo është e tmerrshme çfarë ka ndodhur me Shqipërinë tonë Etnike.