Kandidati për president, Stevço Jakimovski, mbrëmë në një takim me qytetarët në Kërçovë ka theksuar se ai nuk do të negociojë për identitetin dhe gjuhën maqedonase.
“Kandidatët për president ikin nga debatet. Ky është turp i madh për demokracinë. Populli duhet të dëgjojë qëndrimet e tyre për çështjet thelbësore për shtetin”, ka theksuar Jakimovski. Ai potencoi se halli më i madh në shtet për momentin është shpërngulja, për të cilin thotë se po ndodh për shkak të politikave të këqija të garniturave të deritanishme në pushtet.