Jakimovski: Do të kujdesemi për pensionistët

Kandidati për president i koalicionit “Guximshëm për Maqedoninë”, Stevço Jakimovski, gjatë fushatës së tij theks të veçantë vendosi te pensionistët. Ai tha se në Maqedoni ka 330 mijë pensionistë dhe institucionet duhet të kujdesen për ta. Jakimovski nënvizoi se nevojiten të paktën 15 shtëpi të pensionistëve nëpër qytete.

“Është fakt se fëmijët po na migrojnë, të rinjtë po na ikin. Kjo nënkupton se shteti duhet të ndryshojë dhe duhet të ndërtojë institucione që do të kujdesen për këta pensionistë.. Nëse fëmijët janë jashtë vendit, kush do të kujdeset për prindërit e tyre“, tha Stevçe Jakimovski, kandidat për president.