Izraeli do të hapë dy pika kufitare me Gazën, për të mundësuar rritjen e hyrjes së ndihmave humanitare në enklavën e rrethuar palestineze. Pikë kalimi Erez Gate në veri të Gazës dhe Porti i Ashdodit do të hapen për herë të parë që nga fillimi i luftës. Gjithashtu, në pikë kalimin nga Jordania, do të lejohet të hyjnë më shumë ndihma humanitare. Ky vendim i qeverisë izraelite, erdhi pas një bisede telefonike mes kryeministrit Netanyahu dhe presidentit amerikan Bajden. Gjatë bisedës me Netanyahun, Bajden kërkoi hapa “specifikë dhe konkretë” për ta zbutur krizën humanitare në Gazë, duke thënë se ndihma amerikane për Izraelin do të kushtëzohet nëse ky i fundit nuk përgjigjet. Trysnia e lartë mbi Izraelin u bë pas vrasjes së shtatë punëtorëve të bamirësisë nga një sulm izraelit, i cili nxiti zemërim global për krizën e vazhdueshme të dërgimit të ndihmave në enklavën e rrethuar palestineze. Vende të ndryshme, përfshirë Shtetet e Bashkuara, kanë filluar këtë muaj të dërgojnë ndihma humanitare edhe përmes detit në Gazën e rrënuar nga lufta.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Ali Ahmeti: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë, çlirimtare dhe e mbështetur nga bota demokratike
- VLEN: Deponitë janë trashëgimi nga koha e BDI-së
- VLEN: Deponitë janë trashëgimi nga koha e BDI-së
- Prokuroria ka kërkuar që deputetit të Levicës t’i pezullohet pasaporta dhe leja e drejtimit të automjetit
- Prokuroria kërkon 48 orë paraburgim për katër persona në lidhje me zjarrin në Trubarevo
- KSHZ: Përfundoi afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për kryetarë komunash dhe kandidatëve për këshill komunal
- Bajram Rexhepi nga Teqja: Tetova së shpejti do të fillojë të frymojë e lirë e me dinjitet (FOTO)
- Çitaku: Do t’i tregojmë Albin Kurtit që Kosova s’është pronë private e tij
- Pasi kishin pirë së bashku, dy persona e rrahën shokun në Shkup – viktima ndërroi jetë në spital
- Stojkoviq: Vuçiq mbështetet te Radoiçiqi dhe grupi i tij për qëllime politike